Hoti: Hapja e ambasadës në Jeruzalem veprim i qëlluar
BKT
Lajme

Hoti: Hapja e ambasadës në Jeruzalem veprim i qëlluar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

Kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është veprim i qëlluar.

“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është veprim i qëlluar. Ka pas dilema por po shihet çdo ditë rëndësia e marrëveshjes”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme