"Hapja e ambasadës në Izrael, kapitull i ri në raportet mes dy shteteve"
BKT
Lajme

"Hapja e ambasadës në Izrael, kapitull i ri në raportet mes dy shteteve"

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ai ka mirëpritur lajmin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Haradinaj përmes në një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se me hapjen e ambasadës ka nisur një kapitull i ri të raporteve mes dy shteteve.

“Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve! Urime”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme