Munishi debuton me fitore në pankinën e Gjilanit
BKT
Sport

Munishi debuton me fitore në pankinën e Gjilanit

Ismet Munishi ka debutuar me fitore në stolin e Gjilanit.

Gjilani ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës.

Me dy golat e Prognit dhe një të pranuar nga Berisha, Gjilani nën udhëheqjen e Munishit e fitoi takimi e ditës së sotëm. 

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e katërt me 36 pikë, ndërsa Trepça ’89 zë vendin e pestë me 32 pikë.