Ymeri: LDK e nisi mirë sot, Lumiri është zgjedhja e duhur
BKT
Lajme

Ymeri: LDK e nisi mirë sot, Lumiri është zgjedhja e duhur

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ish-deputeti, Visar Ymeri është deklaruar lidhur me procesin e sotëm zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Visar Ymeri e ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut, si kryetar të LDK-së, teksa tha se është zgjedhje e duhur për këtë parti politike.

Ymeri tha se Abdixhiku nuk do ta ketë të lehtë pasi që LDK-ja është në gjendjen më të rëndë që nga themelimi, por që ky subjekt e ka nisur mirë.

“Lumiri është zgjedhja e duhur në LDK. Është i qartë ideologjikisht, i qëndrueshëm politikisht, e i artikuluar mediatikisht. Të lehtë nuk e ka. LDK është në gjendjen më të rëndë ç’prej themelimit. LDK mirë e nisi sot. Pati pluralitet kandidatësh e pranim demokratik rezultati”, shkroi ai.


MË SHUME NGA Lajme