Mbyllen 21 lokale dhe gjobiten 18 të tjera për mosrespektim të masave
Të premten mbrëma Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) i regjionit Prishtinë ndërmori aksion për të mbajtur të zbatueshme masat anti-Covid. Me këtë rast, janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid dhe ka mbyllur 21 lokale për të njëjtën arsye.
Po ashtu mbrëmë inspektorati i AUV për mosrespektim të vendimeve dhe masave anti-Covid ka gjobitur në Pejë 2 biznese, në Ferizaj ka shqiptuar 5 gjoba për pesë biznese, si dhe në Prizren ka ndëshkuar 3 biznese.
Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaci, thekson se ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po shtohet edhe frekuenca e kontrolleve.
“AUV e regjionit Prishtinë, është i vendosur t’i mbajë të zbatueshme masat anti-Covid dhe për të ndikuar në uljen e numrit të të prekurve, mbrëmë gjatë natës Inspektorati Sanitar ka bërë kontrolle dhe si rezultat ka gjobitur biznese në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj. Ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po rritet edhe frekuenca e kontrolleve. Si shkelës te masave mbrëmë janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave antiCovid, ndërsa janë mbyllë 21 lokale po ashtu për mosrespektim të vendimeve të fundit të qeverisë”, tha ai .
Thaçi tutje thotë se të gjithë qytetarët kanë për obligim t’i respektojnë masat anti-Covid, siç thekson ai kërkohet një solidarizim për të ruajtur shëndetin e të gjithë qytetarëve.























