11:45 / 15.03.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e i parë është Zana Çerkezi Krasniqi -autore e librit,
” ZANA’s COOK MIX”.
Kurse mysarif tjetër është Bashkim Topojani aktor.
Nerona Shala nga Libraria Dukagjini, flet për KËNDIN E LEXIMIT PËR FËMIJË.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























