06:27 / 16.03.2021
Abdixhiku sot homazhe në Prekaz
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë sot në orën 11:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Abdixhiku dje ka bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ndryshe, Abdixhiku në Kuvendin e LDK-së u zgjodh kryetar i ri i partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës.























