12:30 / 16.03.2021
Ambasadori gjerman: Zgjedhjet tjera janë gjëja e fundit që na duhet
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se një palë zgjedhje tjera nuk i duhen Kosovës tani.
Rohde ka bërë thirrje që jostabiliteti politik në Kosovë të përfundojë.
“Mendimi im: jostabiliteti i zgjatur politik duhet të përfundojë – Kosova dhe populli i saj meritojnë stabilitet tash! Një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash”, ka shkruar Rohde.























