Shmangia e krizës (eventuale) presidenciale
BKT
   Analiza & Opinione

Shmangia e krizës (eventuale) presidenciale

Fehmi Ramaj

Procesi zgjedhor përfundoi, dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, do të jetë z. Albin Kuriti nga Lëvizja “Vetëvendosje!”. Mirëpo, para z. Kurti, është një çështje urgjente: zgjedhja e Presidentit të vendit! Pra, ky është një prioritet për te, i trashëguar për rrethanat që dihen. Meqë, vendi është në postet kryesore drejtuese pa konstituimin e tyre ( presidenti, ushtrohet nga znj. Vjosa Osmani, kryeministri për shkak të zgjedhjeve ende nuk është mandatuar, por besojmë që kjo pritet së shpejti të ndodh), zgjedhja e presidentit në mënyrë të rregullt parlamentare e demokratike, pritet të jetë çështje që kërkon zgjidhje. Janë krijuar kushtet, por edhe është parë në shumë drejtime, s’i çështje me prioritet të lartë.  

 

Mbyllja e procesit zgjedhor, na jep shpresë se institucionet do të konstituohen, parlamenti, presidenca dhe qeveria. Mirëpo, ka hendikape në këtë drejtim për shkak të procedurave zgjedhore të zgjedhjes së presidentit, një detaj i rregulluar me kushtetutë. Kështu, paraprakisht, z. Kurti i duhet që ta piketojë një kandidat i cili, as nuk është i VV-së dhe as i subjekteve tjera ! Në hulumtim dhe gjetje të “kandidatit”, z. Kurti duhet të ketë parasysh tri çështje: të jetë i pranueshëm për subjektin e tij, të jetë i pranueshëm për subjektet e tjera parlamentare (kushtimisht: opozitare), dhe të jetë i pranueshëm në një masë, edhe për subjektet parlamentare të pakicave që, kanë fituar cenzusin të jenë pjesë e kësaj legjislature.

Nuk është një punë e lehtë për z. Albin Kurti, sepse të këtilla janë krijuar matematikat pas procesit zgjedhor s’i rrjedhojë e rezultatit të dalë nga zgjedhjet për Kuvend. Kështu që dilemat e tij politike dhe partiake, po të analizohen mirë, së pari bien ndesh me partneren e tij kryesore znj. Vjosa Osmani që ka garuar brenda listës së VV-së me ofertën për të qenë presidente mbas zgjedhjes, por bie ndash edhe me subjektet e tjera partiake siç është AAK që ka kandidatin e saj z. Ramush Haradinaj, dhe oponentët opozitar s’i PDK dhe LDK që, kanë mundësitë të shkaktojnë bllokim të zgjedhjes së presidentit thjeshtë, me anën e numrave !

Çfarë i mbetet të bëjë z. Kurti ?

Mund të jetë e konvenueshme për te ngecja në konstituimin e institucioneve s’i kjo me presidentin dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje, e për pasojë, ta rrisë shkallën e përqindjes zgjedhore të votuesve. Mirëpo, kjo ka koston e madhe për vendin: hyrjen në një proces zhagitës e rraskapitës, dhe riciklimin e “status quo-s” për shoqërinë edhe ashtu të bezdisur, të varfëruar dhe me plotë probleme nëpër këmbë. Edhe subjektet partiake që, eventualisht kanë shansin të përfitojnë nga relacioni i forcave në parlament, duhet t’i mendojnë çështjet që i ka përpara z. Kurti. Pra, ato duhet të kenë parasysh se një shkuarje eventuale në zgjedhje të sërishme e vendit, është një dënim për njerëzit dhe vendin.

Të gjitha palët, para se të na vijnë krizat me qejf e me skema, nuk kanë pse të mos bashkëpunojnë në kosntituimin e institucioneve. Mbetet, jo në ndërgjegjen e tyre por në obligimin e tyre demokratik dhe përfaqësues që, të punojnë së bashku për gjetjen dhe votimin e një kandidati që, ekuilibron interesat dhe përfaqëson neutralitetin, konsensualitetin. A është kandidati Nehat Idrizi kandidati konsensual, i cili tashmë e ka shpallur kandidaturën që të kandidoj s’i i pavarur dhe jashtë partiak, mbetet të shihet dhe të vlerësohet! Por, gjithsesi, është me rëndësi që të mos mbyllen dyert dhe as të mos përfitohet “këndej dhe përtej” tyre! Nuk duhet neglizhuar kjo çështje, ashtu si nuk duhet formalizuar vetëm sa për t’u ikur belave. Ka figura që përmbushin “konsensualitetin”, dhe mund ta drejtojnë vendin me seriozitet e dinjitet.