16:34 / 16.03.2021
Delegohen gjyqtarët e çerekfinaleve, ja kush do të ndajë drejtësinë
Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, që zhvillohen në këtë mesjavë.
Gjykimi në ndeshjen kryesore në mes Feronikelit dhe Prishtinës i është besuar Shpëtim Murtezit me asistentët Besnik Morina dhe Imran Kabashin. Ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë Valbona Hoxha.
Kurse, në ndeshjen Dukagjini – Drenica, gjyqtari kryesor do jetë Genc Nuza. Në takimin Trepça ’89 – Llapi gjykimi i është besuar Besfort Kasumit. Ndërkohë takimin në mes Istogut dhe A&N, drejtësinë do ta ndajë Burim Jahmurataj.
























