Sot kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës
BKT
Sport

Sot kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen dy ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ku do të kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të kësaj gare.

Dje kalimin në gjysmëfinale e siguruan Prishtina dhe Dukagjini, derisa sot në program janë dy ndeshje, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në Mitrovicë aty ku Trepça ’89 e pret Llapin.

Këto dy skuadra janë përgatitur maksimalisht, ndërsa gjithë vëmendjen e kanë vetën në Kupën e Kosovës në mënyrë që ta sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane, pasi në kampionat kanë ngelur shumë prapa.

Interesant pritet të jetë edhe në Istog ku skuadra me po të njëjtin emër e pret ekipin prizrenas, A&N.

Njëra nga këto dy skuadra do t’i bashkohet Dukagjinit, duke bërë që dy nga gjysmëfinalistët të jenë nga Liga e Parë.

Të dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00.