Çfarë paralajmëron hunda kur është e ftohtë
BKT
Lifestyle

Çfarë paralajmëron hunda kur është e ftohtë

Ne mendojmë se hunda jonë është e ftohtë vetëm kur jemi në një ambient shumë të ftohtë, por në të vërtetë ne mund të kemi një hundë të ftohtë edhe në mjedise të ngrohta. Kur kjo ndodh, mund të jetë një shenjë që trupi juaj ka nevojë për vëmendje shtesë.

1. Mund të jetë një shenjë e rrjedhjes së dobët të gjakut në hundën tuaj.

Kur qëndrojmë në një dhomë me një temperaturë të ulët për një kohë të gjatë, trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë duke zvogëluar rrjedhën e gjakut nga ekstremitetet dhe e ridrejton atë në organet vitale në trup. Ne gjithashtu mund të vërejmë se hunda jonë do të jetë gjëja e parë që do të ftohet pasi kjo pjesë e trupit nuk ka shumë yndyrë. Konsumimi i një filxhani të nxehtë me çaji ose kafeja, mund të na ndihmojë të ngrohemi.

2. Ju keni qenë të mbingarkuar me punë.

Një studim në Universitetin e Nottingham zbuloi një lidhje midis temperaturës së trupit dhe sasisë së stresit në tru. Gjatë hulumtimit, sa më shumë që pjesëmarrësit përqendroheshin në detyrat e dhëna, aq më të ftohta bëheshin fytyrat e tyre, veçanërisht në zonën përreth hundës. Nëse ndiheni kështu gjatë punës, duhet të bëni një pushim të vogël para se të rifilloni aktivitetin tuaj.

3. Ju jeni nën një stres të madh emocional.

Stresi emocional mund të jetë shkas për fenomenin e Raynaud, i cili bën që enët e gjakut në të ngushtohen në mënyrë drastike për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo rezulton në ftohtësi dhe mpirje në një zonë të veçantë, si hunda, dhe mund të zgjasë diku nga disa minuta në disa orë. Fenomeni i Raynaud është më i zakonshëm tek gratë dhe tek ato që jetojnë në klima të ftohtë.

4. Hormonet tuaja mund të mosekuilibrohen.

Kur nuk po prodhoni mjaftueshëm hormone të tiroides, metabolizmi i trupit tuaj mund të bëhet i ngadaltë. Një metabolizëm i ngadaltë do ta bëjë trupin të ketë më pak nxehtësi dhe hunda juaj mund të jetë e ftohtë.