Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Bashkim Iseni, drejtor i Zyrës për Migracion në Lozanë i cili fletë për javën kundër racizmit në Zvicër, gjithashtu tregon se a ndihen të diskriminuar shqiptarët në Zvicër.
Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni
Ndërsa për menaxhimin e rrezikut në biznes, fletë i ftuari Driton S. Bejtullahu, konsulent menaxherial.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Erika Arllati nga Shkolla Digjitale, na tregon më shumë rreth vajzave në botën e kodimit.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























