Hoti: LDK-ja nuk e voton asnjë president, jemi parti opozitare
BKT
Lajme

Hoti: LDK-ja nuk e voton asnjë president, jemi parti opozitare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë asnjë president, as Vjosa Osmanin.

Ai tha se u takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Ndërsa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se gjatë vikendit do të marrin vendim nëse do të qëndrojnë në sallë të Kuvendit në momentin kur Vjosa Osmani votohet për presidente.


MË SHUME NGA Lajme