Ibra: S’ndodhem në listë shkaku i emrit, e meritojë ftesën e Suedisë
Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic thotë se nuk është i riftuar te Kombëtarja e Suedisë për shkak të emrit, por sepse e meriton.
Ibra ka mbushur 39-vjeç dhe nuk ka luajtur për Suedinë që nga viti 2016, por këtë javë është ftuar nga përzgjedhësi Janne Andersson për kualifikimet në Kupën e Botës.
Sidoqoftë, suedezi mendon se e meriton këtë ftesë, ngase mund të jap shumë.
“Nuk dua të konsiderohem dhe ftohem për çfarë kam bërë më herët, por çfarë mund të jap tani”.
“Nuk mund të jem lojtari që ishte pesë, 10, 15 ose 20 vite më herët. Tani, jam ndryshe në anën fizike dhe komplet ndryshe në mënyrën e lojës”.
“Por, vazhdoj të mbajë nivel mjaftë të lartë. Nuk duhet të shqetësoheni. Nuk jam në listë për shkak se emri im është Zlatan dhe mbiemri Ibrahimovic”, deklaroi ai, transmeton lajmi.
Trajneri i Suedisë gjithashtu ka konfirmuar se planifikon që Ibrahimovic të jetë i përfshirë edhe në kampionatin evropian.























