Derbi i Manchester-it për Jack Grealish-in
BKT
Sport

Derbi i Manchester-it për Jack Grealish-in

“Luftë” në qytetin e Manchester-it për Jack Grealish, raporton Daily Mail.

25-vjeçari anglez është një ndër futbollistët më të talentuar në ishull, dhe shumë skuadra janë të interesuar për shërbimet e tij.

Për Grealish interes kanë shfaqur të gjithë skuadrat e “top 6” angleze:

Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham.

Daily Mail raporton që në “pole positon” gjendet skuadra e Guardiola-s, me skuadrën e Solskjaer që po ashtu është afër në garë.

Grealish është shumë i lumtur me interesin e të dyja skuadrave.

Por, syrin e lojtarit e tërheq më shumë skuadra e “multi-talentuar” e City-t, me Guardiola-n që e sheh si trajnerin perfekt për t’u përmirsuar në çdo aspekt.

Vlera e Grealish shkon diku afër 40/50 milionë paund, shifër kjo që nuk është aspak problem për qytetarët.