Austrian: Status quoja e paqëndrueshme për Kosovën e për Serbnë
Courtney Austrian, e ngarkuar me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, tha të enjten se SHBA-të mbështesin fuqishëm procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në funksion të një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe paqësore në Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara njohin rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë. Ne e inkurajojmë Serbinë të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, që duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Ne e kuptojmë se kjo do të kërkojë kompromis nga të dyja palët. Status quoja është e paqëndrueshme dhe pengon si Kosovën ashtu edhe Serbinë", tha ajo.























