19:23 / 18.03.2021
E ardhmja e Shaqirit larg “Anfield”, tre gjigantët evropianë në garë
E ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri duket se është larg “Anfield”.
Raportimet e fundit nga mediat angleze thonë se Shaqiri do largohet qysh në verën e ardhshme.
Sipas Liverpool Echo, Lazio, Sevilla dhe Fenerbahce janë në grupin e skuadrave që janë duke ndjekur shqiptarin.
Shaqiri së fundmi ka nisur të këtë minutazhë më të lartë të skuadra e Jurgen Klopp, andaj mund të shitet në verë për 20 milionë euro, vlerë e cila do t’i ndihmonte “Reds” të dalin nga kriza, raporton lajmi.
Këtë edicion, Shaqiri ka zhvilluar 18 ndeshje duke regjistruar një gol dhe dhuruar katër asistime.























