Haliti: Osmani është grindur me të gjithë, PDK s’ka votë për të
Në vazhdim të emisionit “Debat” në RTK, nënkryetari i PDK-së dhe deputeti i kësaj partie, ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë votat për të zgjedhur drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit.
Tutje ai ka folur edhe për takimin e kryetarit në detyrë të PDK-së me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
“Takimi me Kurtin i Hoxhajt ishte më ndryshe. Zoti Thaçi kur ishte president i ka thirr të gjitha partitë në një sallë dhe janë marrë vesh për organizimin e seancës. Dhe ka qenë më lehtë dhe të gjitha janë marrë vesh se kur mbahet seance kosntituive e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.
I pyetur nëse PDK-ja ka kandidat për president dhe se a është ai, Haliti e ka hedhur poshtë këtë.
“PDK-ja nuk ka emër për president, unë nuk jam kandidat. Nëse duam të zgjedhim presidenti duhet të kemi mbështetje të gjitha partive, mundësisht. Mirëpo gjithëherë kemi pasur problem me votimin e presidentit. Ndoshta kjo ndodh duke pas parasysh kompentencat e presidentit, prandaj do të ishte më mirë të kemi një president të pranueshëm për të gjithë”, ka thënë Haliti.
Ai tha se Kosova do të ketë president të ri, por se këtë nuk e di se kur do të ndodh dhe si do të ndodh.
“Duhet më qenë 80 veta që votojnë për president. Sa i përket Vjosa Osmanit, ajo është grindur gjithmonë edhe me partinë e vetë, edhe me kundërshtarët. Është politikane ambicioze që ka punuar shumë, edhe për vetën. Kam çdo respekt për angazhimin e saj, por PDK-ja ka vendos që mos ta votojë”, shtoi ai. /RTKLive/























