Haradinaj për zgjedhjet lokale: Synojmë të qeverisim mbi 10 komuna
BKT
Lajme

Haradinaj për zgjedhjet lokale: Synojmë të qeverisim mbi 10 komuna

‘Ne kemi një përvojë të mirë në qeverisje komunale. Ky pozicion besoj që do të jetë edhe në zgjedhjet që do të vijnë. AAK-ja qeverisë në 7 komuna`, tha Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Debat Plus’, të RTV Dukagjinit, ka folur për zgjedhjet lokale, të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti. Haradinaj tha se Aleanca ka një përvojë të mirë me qeverisje komunale. Sipas tij AAK-ja, pretendon t’i fitojë 10 komuna.

‘Ne kemi një përvojë të mirë në qeverisje komunale. Ky pozicion besoj që do të jetë edhe në zgjedhjet që do të vijnë. AAK-ja qeverisë në 7 komuna. E ne nëse kemi treguar një qeverisje të mirë me komuna të tjera do ta bëjmë këtë edhe me Prishtinën. Ne kemi bërë Ligjin për Prishtinën, si dhe shumë punë të tjera të mira, që na kanë dhënë besimin për ta fituar Prishtinën. ‘Në Prishtinë ka një numër të madh të njerëzve që kanë kërkuar kandidaturën e Daut Haradinaj, që një kohë të gjatë’, shtoi ai.

Ai më tej tha se Aleanca synon që t’i fitojë mbi 10 komuna në zgjedhjet komunale. ‘Aleanca qeverisë në 7 komuna, po synojjmë që t’i fitojmë mbi 10 komuna në zgjedhjet e ardhshme. Një rëndësi të madhe do t’i jampi kryeqytetit, si dhe komunave tjera. Po një befasi tjetër do të jetë në Podujevë, me kandidaturë që do të publikohet ditët në vazhdim.


MË SHUME NGA Lajme