Autori shqiptar fitues i dy çmimeve në “International Literary Awards”
Kulturë

Autori shqiptar fitues i dy çmimeve në “International Literary Awards”

Autori shqiptar Eltjon Bida, i cili banon në Itali, ka fituar çmimin e dytë në dy konkurse për veprën “Na ishte njëherë një klandestin”.

Më parë ai kishte bërë me dije se ishte përzgjedhur si finalist në “International Literary Awards”, konkretisht në “Milan Metropolis 2020” dhe “City of St. Julian 2020”, organizuar nga “Woodpecker Cultural Association”. Tashmë ai ka në duar dy çmime.

“Çmimet u dhanë nga dy juri të ndryshme. Për mua fakti që krijimi im u zgjodh për të marrë pjesë në konkurs ishte tashmë një fitore, por kjo njohje më jep kaq shumë gëzim! Janë gëzime që sjellin kaq shumë forcë”, shkruan Eltjon Bida.

“Kur flisja me shokët edhe shoqet e mia edhe se si kam ardhur në Itali, në thoshin të gjithë që duhet që ta shkruaja historinë time. Edhe në fakt ja dola. Libri nis që ditën e parë që u nisa. Ishte viti 1995. Nis me kontrabandierët, që takova për të bërë dokumentet false, por dështova. Kur u ktheva nga Vlora, i thashë tim eti, që nuk kthehem më atje. Nuk kam më të ardhme. Im at më ndihmoi. U nisa me gomone, udhëtimi zgjati katër orë. Në fillim nuk ke frikë fare, por kur je mes të detit mendon, “o kokë, çfarë më bëre”, shikon vetëm ujë, errësirë, edhe një dallgë të vijë dhe do të përfundoje në mes të detit. Në anën matanë na prisnin dy shqiptarë, na kërkuan lekë të tjera edhe më pas na çuan në magazinë”, shprehej Eljton Bida, autori i librit./gazetametro/