Eksperti amerikan kërkon nga SHBA dhe BE të reagojnë ndaj Vuçiqit
BKT
Lajme

Eksperti amerikan kërkon nga SHBA dhe BE të reagojnë ndaj Vuçiqit

Eksperti amerikan kërkon nga SHBA dhe BE të reagojnë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ku Kosovën e paraqet pjesë të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të enjten publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Për këtë ka reaguar eksperti amerikan, Alon Ben Meir duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian duhet të dënojnë provokimin e Vuçiqit.

Ai madje thotë se presidentit i ShBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek presidenti i Serbisë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir në “Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme