Musliu-Shoshi: Vuçiq mundet ta shoh Kosovën veç në foto dhe në ëndërr
BKT
Lajme

Musliu-Shoshi: Vuçiq mundet ta shoh Kosovën veç në foto dhe në ëndërr

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që dje ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb në rrjetin social “Instagram”.

Por Musliu-Shoshi ka thënë se “as që duhet me u mërzitë për këtë punë”, shkruan IndeksOnline.

Deputetja e PDK-së tha se Vuçiq përveç se në foto, mundet me pa Kosovën edhe në ëndërr.

“Shumë reagime për hartën e Kosovës, të cilën e paska postuar në instagram Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me thënë të drejtën, as që duhet me u mërzitë për këtë punë. Përveç se në foto, ai mundet me pa Kosovën edhe dikund tjetër, në ëndërr.

Zhgëndërr, në asnjë mënyrë. Kosova është e përjetshme, sepse kështu u bë falë përpjekjeve për liri dhe pavarësi, të drejta politike, shoqërore e ekonomike”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme