Kol. Demiraj: Kosova nuk është më konsumatore, por eksportuese e sigurisë
BKT
Lajme

Kol. Demiraj: Kosova nuk është më konsumatore, por eksportuese e sigurisë

Përfshirja e FSK-së në misionet paqeruajtëse, në kuadër të forcave ushtarake amerikane, paraqet një risi dhe një hap shumë të rëndësishëm të saj, si dhe të shtetit të Kosovës, e cila ka ardhur si rezultat i reformave në fushën e sigurisë.

Kështu tha në emisionin “Aktual” të RTK-së, kolonel Dritan Demiraj, epror i parë i njësive speciale të forcave ushtarake shqiptare me mision jashtë vendit.

“Tani më përpara botës Kosova nuk është më konsumatore e sigurisë, por eksportuese e sigurisë”, deklaroi kolonel Demiraj.

Ai më tej shtoi se, përkundër kundërshtive të Rusisë, Kinës dhe të disa vendeve kundërshtare të saj, e veçmas e Serbisë, Kosova ka arritur të radhitet në mesin e vendeve që garantojnë paqen e sigurinë në botë, përkrah SHBA-së.

“Po të shikojmë më në hollësi, pak kohë më përpara, Rusia,në bashkëpunim me Serbinë dhe vendet tjera, bënë gjithçka që të ndalonin transformimin e FSK-së ushtri, pra në Forca të Armatosura të Kosovës, që do të thotë se tani kjo forcë ka një përparim të dukshëm, pastaj suksesi i radhës është në modernizimin e ushtrisë së Kosovës në hap me kohën, kur kjo tani do të marrë përvoja e sfida të reja në Lindjen e Mesme, në misionin e saj paqeruajtës, kur dihen grupet terroriste që veprojnë atje”, deklaroi, mes tjerash, koloneli Demiraj.

Tutje ai theksoi se për krijimine ushtrisë së dytë shqiptare, ne duhet të jemi mirënjohës jo vetëm Forcës amerikane, por edhe DASH-it që kanë qenë mbështetëse të fuqishme në krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Kolonel Demiraj, mes tjerash theksoi se për të arritur në nivele bashkëkohire të forcave të sigurisë dhe të mbrojtjes, duhet që Forcës së Armatosura të Kosovës t’i shtohet buxheti dhe, që të transferohet nga misioni paqeruajtës në forcë të amratosur me karakter mbrojtës, duhet të sigurohen pajisjet, reformimin dhe modernizimi i saj që të jetë e gatshme për misione të luftimit, etj./RTKLive

 


MË SHUME NGA Lajme