Përurohet libri “Fenomeni i Pastrimit të Parave
BKT
Kulturë

Përurohet libri “Fenomeni i Pastrimit të Parave

Kryetari i Komitetit të AML-së në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Dr. Alban Hetemi si dhe bashkautori Dr.Ozan Gulhan promovuan librin “Fenomeni i Pastrimit të Parave - Bazat, Pritjet, Ndikimi dhe Qeverisja në Industrinë Bankare”. Botimi i librit në gjuhën shqipe u mbështet nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës në ceremoninë e promovimit të librit përgëzoi autorët për punën e tyre dhe shprehu se literatura dhe hulumtimet për industrinë bankare, veçanërisht në fushën e AML-se janë shumë të nevojshme dhe se kjo kontribuon edhe në pasurimin e literaturës të nevojshme për avancimin e kësaj fushe. Me tutje ai shtoi se Shoqata e Bankave të Kosovës do të vazhdoj të mbështesë dhe promovoj edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve në sektorin bankar.


MË SHUME NGA Kulturë