16:52 / 19.03.2021
Prishtina – Gjilani, shtyhet ndeshja
Prishtina – Gjilani është shtyrë, ka njoftuar Klubi futbollistik Prishtina.
"Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00", ka shkruar Prishtina.























