S’gabon Reali, mund Celta Vigon
BKT
Sport

S’gabon Reali, mund Celta Vigon

Fitorja ndaj Atalantës dhe kualifikimi në çerekfinalet e Champions League ka shtuar entuziazmin te Real Madrid, që sot siguroi një tjetër fitore.

Kampionët në fuqi dolën me tre pikë nga transferta e komplikuar kundër Celta Vigos.

1-3 për skuadrën e Zidane përfundoi takimi i luajtur në Galici. Karim Benzema konfirmon formën e mrekullueshme që po kalon.

Sulmuesi francez realizoi dy golat e fitores në pjesën e parë dhe numëron 17 gola sezonalë në La Liga.

Vendasit rihapën takimin me golin me kokë të Santi Mina në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq.

Reali menaxhoi ndeshjen në pjesën e dytë, realizoi golin e tretë në minutat shtesë me anë të Marco Asensios dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për garën për titullin.

Diferenca me Atleticon kryesuese ka shkuar 3 pikë.