12:50 / 21.03.2021
“The Times”: Wijnaldum ka një para-marrëveshje me Barcelonën
Mediat britanike janë të sigurta që Wijnaldum do kalojë tek Barcelona.
Futbollisti i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum thuhet se do kalojë tek Barcelona në verë.
Sipas “The Times”, lojtari do largohet nga Afield Road në qershor sepse ka një para-marrëveshje me Barcelonën.
Wijnaldum dihet se është kërkesë e Ronald Koeman, pasi kishte bashkëpunuar me të tek Kombëtarja holandeze.
Më parë, edhe “Football Insider” raportoi se Wijnaldum tek Barcelona është çështje e kryer.























