Vazhdon tradita “Java e Frankofonisë” në Kosovë
Tradita “Java e Frankofonisë” shihet si një mundësi e mirë për të rinjtë që të njoftohen me vlerat e vendeve frankofone.
Me rastin e hapjes se Javës së Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Jashtme, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë prezantuar edicionin e 21-të programit me një koncert nga Prishtina Brass, raporton Ekonomia Online.
Donato Giuliani, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në ambasadën e Francës, i cili bëri prezantimi e këtij eventi, tha se është kënaqësi që “Java e Frankofonisë” po vazhdon të mbahet në Kosovë.
Në këtë event mori pjesë ambasadorja e Francës në Kosovë, Christine Butel.
“Java e Frankofonisë” do të zgjasë deri më 26 mars.
Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014.























