Ndërron jetë Sylejman Kastrati, mbajti n`trup plumbin e demostratave të `68
BKT
Lajme

Ndërron jetë Sylejman Kastrati, mbajti n`trup plumbin e demostratave të `68

Ka ndërruar jetë profesori Sylejman Kastrati(Kizharekë e Drenicës),i cili pas përfundimit të Shkollës Normale u kthye në fshatin e tij me ditar në dorë në shkollën fillore të Nekocit dhe në Kizharekë për edukimin e brezave të rinj shqiptarë.

Kastrati i cili si frymëzim e kishte patriotin e shquar dhe mësuesin e tij Fazli Graiçevcin, edukoi shumë e shumë gjenerata të shqiptarëve në kohët më të vështira në të cilat kaloi Kosova.

Si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 plagoset nga forcat jugosllave, plumb të cilin e kishte mbajtur në trup deri në vdekje. Parullat kryesore të revoltës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1968 ishin: Për Kosovë, jetën e japim! Kosova punon,Beogradi ndërton!,Flamuri kuqezi është simbali i kombit shqiptarë!

Vlen të theksohet se Sylejman Kastrati është babai i deputetit të tashmë të PDK-së, Ardian Kastrati.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Prishtinës sot në orën 12:00.


MË SHUME NGA Lajme