Mustafa:Faleminderit të gjithëve që punuat me mua në Ministrinë e Bujqësisë
BKT
Lajme

Mustafa:Faleminderit të gjithëve që punuat me mua në Ministrinë e Bujqësisë

Ish ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besjan Mustafa, ka falënderuar të gjithë ata që punuan me të gjatë periudhës sa ishte pjesë e këtij institucioni.

“Dua t’i falënderoj ata që ishin afër meje në çdo orë e minutë. Faleminderit ekipit tim, Liriona Morina, Melinda Cakiqi, Petrit Abdullahu, Donat Lushaku, Veton Ademi, Mustaf Shabani, Amir Simnica, Skender Kaçiu, Elhami Shala, Ibrahim Kryeziu, Ismet Vranovci, Mërgim Gara dhe Krenar Sadiku për përkushtimin dhe kolegialitetin e treguar”.

“Tejkalimi i sfidave që patëm gjatë kësaj periudhe është shkaku i përkushtimit tuaj. Sinqerisht e çmoj zellin dhe motivin e pandërprerë tuajin, i cili në çdo kohë reflektoi edhe në ekipin më të gjerë. Faleminderit Kryeministrit Avdullah Hoti dhe gjithsecilit nga Kabineti i Qeverisë, kolegëve ministra e zëvendës ministra për bashkëpunimin mes nesh”.

Mustafa ka thënë se bashkë me ekipin e tij kanë arritur t’i përmbyllin një varg sfidash, të reja por edhe të trashëguara.

“Arritëm ta shlyejmë borxhin që pati akumuluar Ministria ndaj fermerëve, që këta të fundit të kenë mjaftueshëm mjete financiare për t’i kryer obligimet ditore. Për më tepër, arrita t’i dyfishoj subvencionet që fermerët më lehtë ta përballojnë pandeminë COVID-19”.

“Për të njëjtën arsye, siguruam edhe lëvizjen e lirë të fermerëve atëherë kur lëvizja e gjithsecilit ishte e limituar, me arsye që fermerët t’i kryejnë obligimet që kanë. Fermerëve ua subvencionuam dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore por edhe zgjeruam skemën e sigurimeve bujqësore me kultura të reja në bujqësore”.

“Një ashtu, digjitalizuam programin për aplikim për grante, duke e bërë 100% online dhe me zero mundësi për keqpërdorime. Zgjidhja e këtyre, por edhe e sfidave të tjera të shumta të cilave u bëmë ballë, do të ishte e pamundur për t’i kryer pa një ekip të mirëfilltë”, ka thënë Mustafa.


MË SHUME NGA Lajme