Haliti tregon pse ia dha votën Konjufcës
BKT
Lajme

Haliti tregon pse ia dha votën Konjufcës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se e votoi Konjufcën "për pikë të qefit".

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë  se “për pikë të qefit” e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.

Haliti tha se Konjufcën e ka votuar populli dhe s’ka nevojë të bëhen filma.

“Për pikë të qefit. Atë e ka votuar populli. S’kemi pse me bë filma”, tha Haliti për Express.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Deputetët tjerë të partive opozitare votuan kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit nga Partia Demokratike e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme