16:33 / 22.03.2021
Varhelyi dhe Mass diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, zgjerimin e BE-së
Komisionari për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi bisedoi sot me ministrin e Jashtëm gjerman Heike Mass për Ballkanin Perëndimor.
"Ne shkëmbyem mendime mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të bërë përparim në procesin e zgjerimit të BE, duke përfshirë hapjen e negociatave të para-pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore sa më shpejt të jetë e mundur," shkruan Varhelyi në Twitter.























