Ibrahimovic: Me trajnerin e Suedisë u sqarova
BKT
Sport

Ibrahimovic: Me trajnerin e Suedisë u sqarova

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në kombëtare, teksa me Suedinë e tij do të përballet me Kosovën në kualifikueset për Botërorin e Katar 2022.

Së fundmi sulmuesi 39-vjeçar thekson se diferencat e tij me trajnerin i ka sqaruar në moment dhe se i ka premtuar të jetë deçiziv, , transmeton "VipSport".

“Me trajnerin jemi takuar para pak kohësh, vetëm në një dhomë dhe kemi folur për gjithçka. Ishte një takim pozitiv në të cilëm folëm hapur dhe në fund zgjodhëm më të mirën për Suedinë.

Të dy e dimë mirë se cila është më e mira për kombëtaren, nëse jam këtu nuk është se quhem Zlatan Ibrahimovic, por se e kam merituar. Gjithçka që kam bërë përpara është zero, ndihem mirë, në formë dhe dua të jem i përfshirë për të kontribuar për të mirën e kombëtares”, u shpreh Ibrahimovic.