Përfundon edhe një xhiro në NBA – Utah Jazz vazhdon me fitore
Utah Jazz ka arritur të marrë një fitore bindëse në udhëtim te Chicago Bulls, duke i mposhtur me rezultat 120-95.
Një fitore komode e mori edhe Sacramento Kings përballë Cleveland Cavaliers me shifrat 119-105.
Minnesota Timberwolves pësoi disfatë në shtëpi nga Oklahoma City Thunder me numrat 112-103.
Humbje në shtëpi ka pësuar edhe San Antonio Spurs ndaj Chalotte Hornets me rezultat të ngushtë 100-97.
Fitore bindëse mori Houston Rockets ndaj Toronto Raptors me rezultat 117-99, duke mos u munduar edhe aq në këtë takim.
Në kohën shtesë, Memphis Grizzlies arriti të triumfonte ndaj Bosoton Celtics me rezultat 132-126.
Milwaukee Bucks në anën tjetër u përkujdes që të merrte një triumf me shumë pikë, pasi fitoi ndaj Indiana Pacers me shifrat 140-113.
Los Angeles Clippers u munduan më shumë në këtë xhiros pasi me vetëm nëntë pikë dallim, arritën të mposhtin Atlanda Hawks, 119-110.























