ASGJË NUK KA NDRYSHUAR E AS QË KA PËR TË NDRYSHUAR EDHE 20 VITE TË ARDHSHME
Reshat Sahitaj
ALBIN KURTI DEKLAROI : “Serbia ka pas pare më shumë se PDK, por nuk ka mujt me ble popullin shqiptar....NUK SHITET BRE POPULLI SHQIPTAR!”
Në bazë të kësaj deklarate Albini Kurti dëshiron që të krijojë simpati në masën e gjerë popullore më këto qëllime: 1. Si është e mundur që Serbia nuk paska mundur t’i blejë shqiptarët?! A ka dikush që beson që nuk ka pasur spiuna shqiptarë që kanë punuar për Serbinë?! Më këtë deklaratë Albini ka dashur t’i rehabilitojë të gjithë spiunat e bashkêpunëtoret legal dhe ilegal të Serbisë. Para disa vitësh njëllojë Baton Haxhiu deklaroi:” Bëni gjumë rehat se është konfirmue që Serbia nuk ka pasur asnjë spiun shqiptar”. Kësaj deklarate të Baton Haxhiut iu kam përgjigjur në gazetën “Kosova sot” më një shkrim të gjatë. Sikur të ishte ashtu siç deklaroi dikur Baton Haxhiu e sot Albin Kurti, Kosova nuk do kishte qëndruar nën okupimin serb. Sikur të ishte ashtu siç deklaroi dikur Batoni e sot Albini , ne do e kishim shpallur pavarësinë qe në 1912. Pra, ne kemi qenë të shitur e stërshitur dhe më këtë ne vetë okupatorit ia kemi zgjatë sundimin mbi ne. A besoni që Serbia nuk paska pasur bashkëpunëtorë shqiptarë?!
2. Më këtë Albini dëshiron të akuzojë PDK e ta arsyetoj popullin tonë se nuk jemi gjakprishës e tradhëtarë, por jemi luftëtarë e atdhedashurinë e kemi në zemër. Pra, sipas Albinit , Serbia nuk pasku mundur t’i blejë shqiptarët siç nuk ka miundur t’i blejë as PDK –ëja e Hashimit. Edhe ky qëndrim nuk qëndron, sepse siç i ka blerë dikur Serbia poashtu i ka blerë PDK-ëja. Serbia i ka blerë duke iu dhënë poste të rendësishme atyre që ishin të dëgjueshëm siç ka vepruar edhe Hashim Thaçi duke iu dhënë poste të rëndësishme dhe mirënjohje pikërisht më shumë spiuanve të UDB-së sesa patriotëve, e siç është duke vepruar njëllojë edhe vetë Albini. Si do të deklarojë Albini pas katër viteve ose pas 8 viteve kur PDK apo ndonjë parti tjetër do të ngritët e VV do zvogëlohet?! Partitë ngritën dhe zvogëlohen, por populli mbetët dhe ndryshon opinionin.























