Gjykata ushtarake bullgare cakton paraburgimin për 5 spiunët rusë
BKT
Lajme

Gjykata ushtarake bullgare cakton paraburgimin për 5 spiunët rusë

Gjykata Ushtarake në Sofje ka vendosur në paraburgim pesë nga gjashtë të akuzuarit për spiunazh për Rusinë.

Kjo u bë e ditur pas një seance, të mbajtur pas dyerve të mbyllura, që filloi herët në mëngjes të 21 Marsit dhe vazhdoi deri në orët e para të 22 Marsit.

Ilan Iliev është i akuzuari kryesor, sipas të dhënave bullgare, ai ishte drejtuesi i grupit kriminal dhe ish-oficer i Inteligjencës Ushtarake Ruse, raportojnë mediat bullgare.

Të paraburgosurit tjerë janë Lyubomir Medarov, kreu i regjistrit të informacionit të klasifikuar në Parlament, kolonel Petar Petrov, i cili është në drejtorinë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, Galina Ilieva, e cila thuhet se është gruaja e Iliev dhe që pretendohet të ketë qenë ndërmjetësimi midis grupit dhe ambasadës ruse në Sofje, dhe një oficeri të inteligjencës Ushtarake pa emër.

Një oficer i Inteligjencës Ushtarake, i akuzuari i gjashtë, për të cilin thuhet se prokurorët kanë bërë një rrëfim të plotë, u la i lirë me kusht.

Petar Petkov, avokat i Petrovit, tha se ndalimi i klientit të tij ishte i paligjshëm, sepse Zyra e Prokurorit nuk kishte specifikuar informacionin që grupi kishte mbledhur për t’i kaluar në Rusi.

Vendimet e gjykatës mund të apelohen në Gjykatën Ushtarake të Apelit.


MË SHUME NGA Lajme