Kurti nesër viziton Prekazin, Gllogjanin, Ibrahim Rugovën e Adem Demaçin
BKT
Lajme

Kurti nesër viziton Prekazin, Gllogjanin, Ibrahim Rugovën e Adem Demaçin

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin e tyre thuhet se kryeministri Kurti nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Po ashtu, Kurti do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kurti do t’i vizitojë edhe Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Kjo është agjenda e tij:

1.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Vendi: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Koha: 08:00

2.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

Vendi: Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

Koha: 09:30

3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15

3. Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15.


MË SHUME NGA Lajme