Hasani: U.d i presidentit s`mund ta mandatoj kryeministrin për qeverinë
Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, sonte në “Rubikon” ka thënë se u.d së presidentit, Galuk Konjufca nuk mund ta mandatojë kryeministrin për formimin e Qeverisë.
Hasani tha se nëse në dy herët e para nuk zgjedhet presidenti për mungesë të votave, atëherë në herën e tretë i duhen vetëm 61 vota.
“Konjufca mund të jetë u.d i presidentit vetëm deri më 5 maj. Nëse nuk ka president të ri deri në maj shkatërrohet institucioni i presidentes gjithcka duhet të fillojë nga pika zero. Ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta mandatojë kryeministrinë për formimin e Qeverisë. Në votimin e tretë mjaftojnë 61 vota pro për ta zgjedhur presidentin. Mos zgjedhja e presidentit deri në fund tëe majit do të ishte absurd kushtetues, politik, moral e kulturor”, tha ai.























