Euronews raporton për kërkesën drejtuar Bidenit për Gjykatën Speciale
Televizioni kryesor evropian, Euroneës ka raportuar lidhur me kërkesen e Shoqatës Atlantiku drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden.
Kërkesa e tyre drejtuar Bidenit ka të bëjë me zhvendosjen e Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë, shkruan Ballkani.info.
Sipas Euroneës-it, kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga bataloni “Atlantiku”, argumenton se në këtë mënyrë do të zvogëlohej dëmi i madh ndaj Kosovës.
“Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë”, thuhet në letrën që ata ia kanë dërguar Bidenit.























