Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë është, Emrush Kryeziu, president i Asociacionit të Hematologëve të Kosovës. Ai flet për Ndikimin e covid-19 në mpiksjen e gjakut.
Të ftuar të tjerë janë, Florie Miftari Basholli, Specialiste e Shëndetit publik në IKSHPK,
Donjeta Pllana Hajdari, Specialiste e Mikrobiologjisë në IKSHPK,
Shpëtim Blakaj, Kryeteknik në Qendrën e Laboratorëve Testues,
Sead Zeka, Teknik laborant në IKSHPK.
Ata do të flasin për vaksinën që morën në Shqipëri, përvojën nga doza e parë e vaksinës dhe rëndësinë e vaksinimit kundër covid-19 .
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























