Kripa është aleatja juaj sekrete për flokë pa zbokth dhe dhëmbë të bardhë
BKT
Lifestyle

Kripa është aleatja juaj sekrete për flokë pa zbokth dhe dhëmbë të bardhë

Kripa është një përbërës kryesor në kuzhinë sepse u jep shije pjatave tona, por fare mirë gjen përdorim edhe jashtë saj. Ajo mund të përdoret në ritualet tuaja të bukurisë për lëkurë, flokë dhe thonj të shëndetshëm. Këtë e konfirmon edhe dermatologu nga New York City, Joshua Zeichner, drejtues i hulumtimeve kozmetike dhe klinike në spitalin Mount Sinai në Nju Jork.

Kripa e detit është gjithashtu një eksfoliues i mirë dhe ka veti antimikrobiale.
Ajo gjithashtu mund të funksionojë shumë mirë si trajtues kundra zbokthit dhe zbardhues për dhëmbët. Lexoni më poshtë:

Trajtim kundra zbokthit
Kripa ndihmon në zbutjen dhe largimin e qelizave të vdekura (zbokhit) dhe stimulon qarkullimin për një skalp të shëndetshëm. Ky përbërës gjithashtu thith vajin dhe lagështinë e tepërt nga sklapi si dhe parandalon zhvillimin e kërpudhave duke penguar rrënjët e zbokthit.
Ndani flokët në seksione dhe spërkasni dy lugë çaji kripë në skalpin tuaj. Me gishta të lagur masazhojeni për 10-15 minuta. Mund t’ia kërkoni edhe dikujt t’ua bëjë këtë masazh. Do të jetë shumë relaksues. Rezutltatet do të jenë të menjëhershme.

Zbardhues dhëmbësh
Kripa dhe soda e bukës janë të dyja, abrazivë të butë që do të ndihmojnë në largimin e njollave nga dhëmbët dhe do t’u japin atyre shkëlqim. Kripa është gjithashtu një burim natyral fluori, i cili është një bonus për dhëmbët dhe mishrat e tyre.
Përzieni një lugë çaji kripë dhe dy lugë çaji sodë buke. Zhysni furçën e lagur të dhëmbëve tek kjo përzierje, dhe fërkoni dhëmbët si normalisht. Nëse shija është shumë e fortë, shtoni pak pastë dhëmbësh tek furça para se ta zhysni tek përbërja me kripë.