Kosova shumë entuziaste për integrim në BE
BKT
Lajme

Kosova shumë entuziaste për integrim në BE

QKSS publikon Barometrin Kosovar të Sigurisë

Qendra Kosovare për Studime të Siguris (QKSS) ka publikuar Edicionet speciale  të Barometrit Kosovar të Sigurisë  mbi Përceptimet për sigurinë publike, kërcënimet e sigurisë, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE. Në këto raporte prezantohen rezultatet e anketës së bërë në Kosovë e Serbi për mendimet e të anketuarve në të dyja vendet lidhur me këto çështje.

Kosovarët e mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian më shumë se serbët atë të Serbisë.

Gjetjet e këtij raporti janë se 92 përqind e të anketuarve kosovarë e mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Për dallim nga Kosova, vetëm 43 përqind e të anketuarve serbë e mbështesin integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Edhe pse Kosova është përkrahëse e madhe për integrim në Bashkimin Europian, qytetarët kanë vërejtur se BE aplikon standarde të dyfishta sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS.


MË SHUME NGA Lajme