14:52 / 25.03.2021
Operacioni `Stuhia` - arrestohen 7 persona për kontrabandim armësh
Konfiskohen granata, armë të gjata dhe pesë arka të mëdha me fishekë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me aksionin “Stuhia”, i cili është duke u zhvilluar në disa rajone të ndryshme të Kosovës.
Përmes një konference për media u bë e ditur se janë arrestuar 7 persona të dyshuar për kontrabandim me armë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari tha se operacioni është quajtur “Stuhia” dhe se ka rezultuar me sukses. Ndërsa, Arbneshë Ajvazi nga Policia e Kosovës tha se operacioni ka përfshirë rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës, ku janë konfiskuar granata, armë të gjata dhe pesë arka të mëdha me fishekë.























