18:59 / 25.03.2021
Ish-ambasadorja Çitaku mbështet Kosovën në prag të ndeshjeve të mëdha
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku u ka dhënë mbështetje futbollistëve të Kosovës në prag të ndeshjeve kualifikuese me Suedinë dhe Spanjën.
Ajo ka postuar një fotografi me Milot Rashicën dhe me Valon Berishën, duke e shoqëruar me fjalët: "Me djemtë ma të mirë të Kosovës".
Kosova këtë muaj pritet të ndeshet me Suedinë dhe Spanjë, ndërsa paraprakisht mposhti Lituaninë në një miqësore.























