Rreth 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
BKT
Lajme

Rreth 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

IKSHPK raporton se ka neglizhencë dhe mosrespektim të masave nga qytetarët.

85 mijë e 334 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar që nga 13 marsi i 2020 kur edhe u paraqiten rastet e para të infektuar me këtë virus në Kosovë.

Nga infektimi me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 813 qytetarë.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht janë 12 mijë e 934 raste aktive me COVID-19.

Rritja e numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive po vie si neglizhencë e mosrespektimit të masave antiCOVID-19,  thuhet në raportin e fundit të lëshuar nga IKShPK.


MË SHUME NGA Lajme