Haradinaj reagon pas vdekjes së Luran Ahmetit
BKT
Kulturë

Haradinaj reagon pas vdekjes së Luran Ahmetit

Personazhe publik kanë reaguar për ndarjen nga jeta e aktorit të mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti. Aktori ka ndërruar jetë ditën e sotme pas komplikacioneve për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar i trishtuar ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit. “I trishtë lajmi për shkuarjen e hershme të aktorit Luran Ahmeti. Ai la pas një bagazh të madh të cilin do e ruajmë me respektin më të madh! Ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin e artistëve!”

Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi shprehet se Ahmeti do të mbahet mend si njeriu që dha jetën për artin. “Lajmi se ka ndërruar jetë aktori Luran Ahmeti na ka trishtuar të gjithëve. Do ta mbajmë mend si njeri që krejt jetën ia fali artit dramatik. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Lutje për shpirtin e tij!”


MË SHUME NGA Kulturë