Krusha e Madhe e Krusha e Vogël na kujtojnë sakrificën e madhe për liri
BKT
Lajme

Krusha e Madhe e Krusha e Vogël na kujtojnë sakrificën e madhe për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor të 22-vjetorit të masakrës në Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.

“Mbi treqind e pesëdhjetë motra e vëllezër tanë, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu”, ka shkruar ai. 

Postimi i plotë:

Ata deshën ta zhbëjnë ekzistencën tonë, por ne qëndrojmë këtu! 

Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.

Mbi treqind e pesëdhjetë motra e vëllezër tanë, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu. 

Shpirti i tyre do të prehet në paqe, vetëm nëse ne e respektojmë dhe e mbrojmë këtë sakrificë, këtë dhembje të përbashkët, që është e gjallë gjithnjë, edhe pse kaluan vite e dekada.


MË SHUME NGA Lajme