Lajmërohet Sveçla si Ministër i Brendshëm
BKT
Lajme

Lajmërohet Sveçla si Ministër i Brendshëm

Ministri i Punëve të Brendshme i falenderon përkrahësit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  është lajmëruar për herë të parë pas zgjedhjes në krye të kësaj ministrie.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se do të jetë i përkushtuar, që në ditët e muajt në vazhdim, të ju shërbejë qytetarëve dhe të realizojë detyrat që i janë besuar.

 

Postimi i plotë:

Të dashur miq, aktivistë e aktiviste, të dashur qytetarë.

Qytetarët me votën e tyre ritheksuan nevojën urgjente për ndryshime në vendin tonë. Ju na besuat që të ju prijmë në këtë process me vullnet e integritet, por mbi të gjitha me shumë punë e profesionalizëm.

Në pamundësi të ju falënderoj secilin veç e veç, dëshiroj që sinqerisht të ju falenderoj të gjithëve për urimet e mbi të gjitha besimin që më dhatë mua personalisht por dhe të gjithë neve për të sjellë ndryshime rrënjësore në të mire të vendit. Unë do të jem i përkushtuar, që në ditet e muajt në vazhdim, të ju shërbej dhe realizoj detyrat që më janë besuar.

Aktivistëve, vullnetarëve, mbështetësve të panumërt, të cilët na ndihmuan që të arrijmë këtë fitore në zgjedhje, ju them faleminderit, sepse në fakt puna juaj e palodhshme ndër vite solli ndryshimin e nevojshëm për të kryer me dinjitet punët e mëdha që na presin.

Faleminderit pafundësisht!

 


MË SHUME NGA Lajme