Vuçiq: Krenar që po delegjitimoj shtetin e Kosovës
BKT
Lajme

Vuçiq: Krenar që po delegjitimoj shtetin e Kosovës

Presidenti serb thotë se Kurti nuk është i interesuar për dialog.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është krenar që po delegjitimon shtetësinë e Kosovës.

Sipas Vuçiqit, këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

“Në Kosovë po shkruajnë se janë të shqetësuar për fushatat që po bëj për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës. Unë jam krenar që delegjitimoj shtetësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Presidenti serb ka thënë se Kurti nuk është i interesuar për dialog.

“Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Ai nuk po duket se është i interesuar për dialogun. Besoj se BE nuk dëshiron të mbrojë krimin e organizuar që është i shpërndarë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme